
FRANCË-Kryetarja e partisë franceze të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen foli sot para mbështetësve në tubimin e saj të parë pas dënimit për shfrytëzim të fondeve publike. Le Pen e dënuar me pesë vjet për përvetësim të fondeve publike, deklaroi se do ta kundërshtonte gjykim e saj me rrugë demokratike dhe paqësore, duke kujtuar luftën për të drejtat civile në Shtetet e Bashkuara të pastorit Martin Luther King Jr.
"Është e pamundur për mua të fsheh emocionet e mia, duke ju parë këtu. Një faleminderim të madh për guximin, bujarinë, këmbënguljen, ju jeni të mrekullueshëm! Nuk e njoh dorëzimin. Ne jemi të përkushtuar në këtë luftë. Lufta jonë do të jetë një luftë paqësore, një luftë demokratike. Ne do të ndjekim si shembull Martin Luther King, i cili mbrojti të drejtat civile,'- u shpreh Le Pen, shkruan Reuters.
Marine Le Pen është shpallur fajtore për përvetësim të fondeve të Parlamentit Evropian për një periudhë 12-vjeçare. Ajo u largua nga seanca gjyqësore pa bërë asnjë koment. Madje pa e mbaruar gjyqtari shqiptimin e dënimit. Le Pen, e cila ka garuar kundër presidentit aktual, Emmanuel Macron më 2017 dhe 2022, konsiderohej figura favorite për t’u bërë gruaja e parë presidente e Francës. Por tani ajo nuk mund të garojë për asnjë pozitë politike publike./ZËRI