Bota

LUFTA s'ka mbaruar! SHBA sulmon objektivat e Iranit, Teherani: Do të përgjigjemi

Sulmet vijnë në mes të një armëpushimi të brishtë midis SHBA-së dhe Iranit dhe negociatave të zgjatura për t'i dhënë fund luftës tremujore

F.I
LUFTA s'ka mbaruar! SHBA sulmon objektivat e Iranit, Teherani: Do të
FOTO ILUSTRUESE

SHBA- Ushtria amerikane ka ndërmarrë sulme të reja ndaj Iranit, duke goditur një objekt ushtarak në Bandar Abbas, qyteti-port strategjik në jug të vendit. BBC shkruan se sipas Komandës Qendrore të SHBA-ve, forcat amerikane rrëzuan edhe katër dronë iranianë pranë Ngushticës së Hormuzit, ndërsa objekti i goditur po përgatitej të lëshonte një tjetër dron.

Sulmet vijnë në mes të një armëpushimi të brishtë midis SHBA-së dhe Iranit dhe negociatave të zgjatura për t'i dhënë fund luftës tremujore që ka bllokuar trafikun në Ngushticën e Hormuzit dhe ka rritur çmimet globale të energjisë. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Uashingtoni “nuk është ende i kënaqur” me ecurinë e bisedimeve.

Është hera e dytë brenda tre ditësh që SHBA-të kanë sulmuar objektiva në Iran, duke thënë se sulmet u kryen në vetëmbrojtje. Irani i dënoi sulmet si "një shkelje të rëndë të armëpushimit" dhe u zotua se qeveria iraniane "nuk do të lërë asnjë akt armiqësie pa përgjigje".

Ndërkohë Irani ka deklaruar se forcat e tij detare kanë sulmuar katër anije që po tentonin të kalonin në Ngushticën e Hormuzit pa koordinim me autoritetet iraniane, mes tyre edhe një cisternë amerikane nafte./ZËRI

Poll

MOS HUMB