SHBA-Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në një shkollë katolike në Minneapolis në Minesotës. Nga ngjarja e rëndë raportohen 20 të plagosur dhe 3 të vrarë, mes të cilëve edhe autori. Ky i fundit kreu vetëvrasje.
Të shtënat thuhet se ndodhën gjatë një meshe katolike në shkollën për nxënësit nga kopshti deri në klasën e tetë. Auroti qëlloi rreth 30 herë drejt një grupi personash të cilët po qëndronin në trotuar. 10 prej të plagosurëve raportohen në gjendje kritike për jetën.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ishte informuar për të shtënat, duke e përshkruar atë si një "situatë të tmerrshme".
“Jam informuar plotësisht për të shtënat tragjike në Minneapolis, Minesota. FBI-ja reagoi shpejt dhe është në vendngjarje. Shtëpia e Bardhë do të vazhdojë të monitorojë këtë situatë të tmerrshme. Ju lutem bashkohuni me mua në lutjet për të gjithë personat e përfshirë”, ka shkruar Presidenti Trump.