TURQI-Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pranë konsullatës izraelite në Stamboll të Turqisë. Ngjarja ndodhi në zonën e Beşiktaş, ku sipas informacioneve të para, tre persona të armatosur hapën zjarr jashtë përfaqësisë diplomatike të Izraelit.
Si pasojë e incidentit, dy efektivë të policisë kanë mbetur i plagosur. Në rrjet janë publikuar pamjet gjatë shkëmbimit të zjarrit ku si pasojë u plagosën edhe dy efektivët.
View this post on Instagram
Mediat turke raportojnë se tre të dyshuar u neutralizuan, ku dy prej tyre u vranë gjatë shkëmbimit me armë zjarri dhe një u plagos. Forcat e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë duke rrethuar perimetrin përreth konsullatës dhe duke kufizuar qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve në zonë. Autoritetet turke pritet të japin informacione të mëtejshme në vijim.