Bota

ME VIDEO- Rebelët gjejnë edhe...fëmijë në burgje! Pamjet rrëqethëse nga regjimi i Assad

Në momentin që e kanë nxjerrë nga qelia ushtarët rebelë bërtasin “Allahu Akbar” që do të thotë “Zoti është më i madhi”. Në një burg tjetër, është liruar edhe një vajzë vetëm 13-vjeçare.

k.m.
ME VIDEO- Rebelët gjejnë edhe...fëmijë në burgje!
Fëmijët në burgje

DAMASK- Mediat e huaja, por ende në rrjetet sociale, kanë publikuar pamjet nga burgjet e qeverisë siriane. Në disa pamje shihet një foshnjë, jo më shumë se 3 vjeç, që shihet duke dalë nga dera e një qelie. Vogëlushi del nga qelia, ndërsa personi që hap derën nuk e pret që brenda të gjejë një fëmijë. Në momentin që e kanë nxjerrë nga qelia ushtarët rebelë bërtasin “Allahu Akbar” që do të thotë “Zoti është më i madhi”. Në një burg tjetër, është liruar edhe një vajzë vetëm 13-vjeçare.

MOMENTI ME VIDEO: 


Rebelët në Siri kanë arritur të marrin kontrollin e shteteve kyçe, mes të cilëve dhe kryeqyteti, Damasku, duke shpallur kështu përfundimisht fundit e regjimit të diktatorit Bashar al-Assad.

Shtetrrethimi u shpall prej orës 16:00 me atë vendore siriane, deri në orën 05:00 të ditës së ardhshme. Arsyet e këtij shtetrrethimi nuk janë të qarta, por nga sa mund të kuptohet, mund të jetë vendosur për shkak të situatës disi kaotike të shkaktuar në kryeqytetin sirian./ZËRI

Poll

MOS HUMB