Bota

Misteri, zbardhja dhe gjithçka dimë! Një vit nga tentativa e vrasjes së Trump

Një plumb e kapi Trump, i cili u plagos në vesh, por mbijetoi.

k.m.
Misteri, zbardhja dhe gjithçka dimë! Një vit nga tentativa e
Donald Trump

SHBA- Një vit më parë, 8 të shtëna nga një pushkë e tipit AR-15 tronditën botën. Të destinuara për ish-Presidentin e atëhershëm Donald Trump, të gjithë plumbat përveç njërit nuk u qëlluan në shenjë. Një plumb e kapi Trump, i cili u plagos në vesh, por mbijetoi. Të tjerët që pësuan plagë nga armë zjarri nuk ishin aq me fat — James Copenhaver dhe David Dutch u plagosën rëndë, por mbijetuan për të treguar historitë e tyre. Ndërsa ish-shefi i Kompanisë së Zjarrfikësve Vullnetarë, Corey Comperature, vdiq pothuajse menjëherë pasi u qëllua në kokë sepse u hodh para familjes së tij për t'i mbrojtur ata nga të shtënat.

Mëngjesin e së dielës, më 14 korrik, vetëm 16 orë pasi një person i armatosur u përpoq të vriste Donald Trumpin, zyrtarë të lartë u mblodhën në Sallën e Situatave në Shtëpinë e Bardhë për të informuar asokohe presidentin Joe Biden mbi atë që FBI dinte rreth vrasësit të mundshëm.

"A mund të jetë Irani pas këtij komploti për të vrarë ish-presidentin?,"- pyeti Biden.

Një vit më vonë, hetuesit kanë arritur në përfundimin se Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, veproi i vetëm. Crooks nuk la pas asgjë për të shpjeguar veprimet e tij. Oor zyrtarët thanë se ai i përshtatej një profili vrasësish që byroja i ka studiuar tashmë: i izoluar, i arsimuar por pa miq, i motivuar jo nga politika apo ideologjia, por edhe nga një ndjenjë e parëndësishme dhe dëshira për t'u bërë i njohur. Ai u qëllua për vdekje nga një kundërsnajper i Shërbimit Sekret pasi plagosi Trumpin dhe vrau pjesëmarrësin në tubim Corey Comperatore.

Mungesa e një motivi të qartë dhe përfundimtar ka nxitur teori të shumta konspiracioni dhe ka çuar në dyshime midis disa mbështetësve të Trump që pretendojnë se FBI po mbante të fshehtë informacione rreth personit të armatosur. Sipas tyre ai ishte i regjistruar si republikan, por kishte dhuruar 15 dollarë për një organizatë demokrate dhe kaloi javë të tëra duke planifikuar vrasjen e atij që do të bëhej presidenti i ardhshëm amerikan.

Pasi Trump mori përsëri detyrën si president në janar, të zgjedhurit e tij të rinj për të drejtuar FBI-në - Drejtori Kash Patel dhe Zëvendësdrejtori Dan Bongino - kërkuan të informoheshin mbi hapat hetimorë që ishin ndërmarrë para se ata të merrnin postin. Ata vizituan personalisht laboratorin e FBI-së në Quantico të Virxhinias, për të parë provat, duke përfshirë provat laboratorike dhe balistike, dhe ekzaminuan pushkën e Crooks. Bongino, i cili në gusht ishte ankuar në podcastin e tij se nuk i besonte plotësisht pretendimit të FBI-së se Crooks nuk kishte ideologji politike për vrasje ndryshoi mendim. Gjatë studimit dhe intervistimit të 83 personave që dihej se kishin tentuar ose komplotuar një vrasje nga viti 1949 deri në vitin 1996, hulumtimi zbuloi se ata ishin kryesisht meshkuj të bardhë, relativisht të arsimuar mirë. Ata ishin gjithashtu thellësisht të izoluar, shpesh pa miq dhe vuanin nga një çrregullim i shëndetit mendor. Shpesh, pas një krize ose ndarjeje personale, ata filluan të fiksoheshin në vrasjen e një figure të profilit të lartë për të përfituar famë.

Pasi shqyrtoi provat, Bongino u pajtua plotësisht me rezultatin e FBI-së. Ai u tha kolegëve se Crooks ishte thjesht "një shpirt i humbur" dhe se nuk kishte asnjë teori konspirative për vrasjen e Trump. Po ashtu, eliminoi edhe rolin e Iranit./ZËRI

Poll

MOS HUMB