Bota

NASA drejt epokës së re në hapësirë: Një bazë e përhershme në Hënë

Projekti, i quajtur “Baza e Hënës”, parashikon ngritjen e një vendbanimi në Polin Jugor të Hënës, zonë që konsiderohet strategjike për shkak të pranisë së mundshme të ujit të ngrirë në krateret që nuk marrin dritë.

F.I
NASA drejt epokës së re në hapësirë: Një bazë
FOTO ILUSTRUESE

SHBA-NASA planifikon të krijojë një bazë të përhershme në Hënë në kuadër të programit Artemis, me synimin për të mbajtur astronautë për periudha afatgjata dhe për të përgatitur misionet e ardhshme drejt Marsit. Projekti, i quajtur “Baza e Hënës”, parashikon ngritjen e një vendbanimi në Polin Jugor të Hënës, zonë që konsiderohet strategjike për shkak të pranisë së mundshme të ujit të ngrirë në krateret që nuk marrin dritë.

Sipas NASA-s, ky ujë mund të përdoret në të ardhmen për ujë të pijshëm, oksigjen dhe madje edhe karburant për raketa. Plani i plotë pritet të prezantohet më 26 maj në një konferencë nga selia e NASA-s në Uashington. Në fazën e parë, fokusi do të jetë te zbritja në sipërfaqen hënore dhe testimi i teknologjive për jetesë afatgjatë.

Programi i Bazës në Hënë është hartuar për të krijuar infrastrukturë afatgjatë në Hënë të aftë për të mbështetur astronautët për periudha të gjata në vend të vizitave të shkurtra. Projekti përfshin habitate, objekte shkencore, sisteme komunikimi dhe teknologji të nevojshme për operacione të vazhdueshme në mjedisin e ashpër hënor.

NASA ka theksuar se çdo mision do të bëhet më kompleks, duke u mundësuar astronautëve të udhëtojnë më larg, të qëndrojnë më gjatë dhe të kryejnë operacione shkencore më të avancuara.

Poll

MOS HUMB