
SHBA- Funerali i ish-presidentit amerikan Jimmy Carter, i cili vdiq të dielën në moshën 100-vjeçare. Funerali do të bëhet më 9 janar në Katedralen Kombëtare në Uashington. Në nderim të të ndjerit, siç raportoi "New York Times", presidenti amerikan Joe Biden shpalli 9 janarin ditë zie kombëtare.
Po ashtu, do të jetë Biden ai që do të bëjë eulogjinë në funeralin shtetëror. Në ndër të ish-presidentit do të ketë tetë ditë shërbime përkujtimore në Gjeorgji dhe Uashington.
-
-
Ndërron jetë në moshën 100-vjeçare ish-presidenti i SHBA, Jimmy Carter
29 Dhjetor, 22:16
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jimmy Carter ndwrroi jetw dje në moshën 100-vjeçare. Carter, presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara, vdiq në shtëpinë e tij në Plains, Georgia. Jimmy Carter ka lënë pas katër fëmijët e tij, James, Donnel, Amy dhe Jack, si dhe 22 nipër e mbesa dhe stërnipër. Lajmin për mediat e bëri me dije djali i tij, James E. Carter III, i njohur si Chip. Ai ishte 100 vjeç dhe hyri në histori si presidenti më jetëgjatë i Shteteve të Bashkuara.
Presidenti i 39-të amerikan udhëhoqi iniciativa të rëndësishme të politikës së jashtme që vazhdojnë edhe sot, duke përfshirë një marrëveshje paqeje në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Egjiptit, normalizimin e marrëdhënieve me Kinën që filloi administrata e Richard Nixon dhe nënshkrimin e traktateve që i dhanë Panamasë kontrollin përfundimtar të Kanali i Panamasë nga SHBA. Udhëheqësit botërorë kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jetë të Jimmy Carter, i cili hyri në histori si presidenti më jetëgjatë i Shteteve të Bashkuara./ZËRI