Bota

Ndërprerje të energjisë, përleshje mes votuesve në Gjilan, policia "në këmbë"! Si po vijon procesi zgjedhor në Kosovë?

Institucionet e drejtësisë dhe sigurisë në Kosovë kanë intensifikuar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme te përgjithshme, ku bëhet me dije se 100 prokurorë të shtetit janë anagzhuar në terren.

zh.ll
Ndërprerje të energjisë, përleshje mes votuesve në
pamje nga incidenti

KOSOVË- Kosova mban zgjedhjet e dyta parlamentare në vetëm 9 muaj, ndërsa procesi i votimit është hapur që prej orë 07:00 të mengjesit. 

Institucionet e drejtësisë dhe sigurisë në Kosovë kanë intensifikuar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme te përgjithshme, ku bëhet me dije se 100 prokurorë të shtetit janë anagzhuar në terren. Ndërkohë që një incident është regjistruar në një qendër votimi  në Zhegër të Gjilanit, ku mediat raportojnë për një përleshje të fortë verbale dhe fizike.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Agim Ramadani” ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur policia për të qetësuar situatën. Rrahman Agushi, menaxheri i kësaj qendre të votimit, nuk dha arsyet e kësaj përplasjeve por tha për mediat se situata u menaxhua mirë dhe i është rikthyer normalitetit.

Ndërkohë, janë regjistruar problematika me mungesë të energjisë elektrike në gjashtë qendra votimi. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se gjatë ditës së zgjedhjeve janë raportuar probleme me mungesë të energjisë elektrike në komunat: Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan. 

Në zoën e Kamenicës, pesë persona të nacionalitetit serbë kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin, por janë ndalur nga Policia e Kosovës. Mësohet se pas verifikimeve të bëra, ka rezultuar se së paku njëri prej tyre është ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura të Serbisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB