Bota

Vrasje në Prishtinë! Ekzekutohet Agron Hajdari, anëtari i ‘Plisave’

Viktima i njohur edhe si “Radulla” u qëllua nga një person i maskuar. 

F.I
Vrasje në Prishtinë! Ekzekutohet Agron Hajdari, anëtari i
Agron Hajdari

KOSOVË-Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e 27 majit në Prishtinë, ku raportohet se është ekzekutuar me armë zjarri Agron Hajdari. Viktima i njohur edhe si “Radulla” u qëllua nga një person i maskuar. 

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri me dije se policia ka marrë informacion për të shtëna me armë dhe menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor. Sipas tij, mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën ‘Sali Nivica’ në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi mashkull. Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e këtij rasti”, deklaroi Pllana.

Hajdari është një emër i njohur për sportdashësit pasi, ishte një prej tifozëve të Prishtinës, pjesë e grupit “Plisat.” “Plisat” kanë ndarë një postim në rrjetet sociale ku shprehin pikëllimin ndërsa shtojnë se “Radulla” ishte pjesë e pandashme e tyre për mbi dy dekada.

Poll

MOS HUMB