Bota

Nga 1 janari 2027, Greqia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për grupmoshën nën 15-vjeç

Lajmi u njoftua nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili bëri me dije se rregullorja do të hyjë në fuqi në verën e vitit 2026.

zh.ll
Nga 1 janari 2027, Greqia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për
Foto ilustruese

GREQI- Greqia do të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për grupmoshën në 15 vjeç, nga 1 janari 2027. Lajmi u njoftua nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili bëri me dije se rregullorja do të hyjë në fuqi në verën e vitit 2026. Përmes një postimi në rrjete sociale, në video, Mitsotakis thotë se Greqia do të jetë ndër vendet e para që do të ndërmarrin këtë iniciativë.

"Greqia do të jetë ndër vendet e para që do ta ndërmarrë këtë iniciativë. Tani jam i sigurt se ata shumë më të vegjël do të zemërohen me mua. Nëse do të isha në moshën tuaj, ndoshta do të ndihesha njësoj, por roli ynë nuk është të jemi të këndshëm. Por edhe nëse nuk jeni dakord, dua vetëm që ta mendoni dhe ta diskutoni me miqtë tuaj. Nëse diçka na bën të ndihemi të stresuar, më keq ose më pak mirë nga sa jemi në të vërtetë, atëherë ia vlen t’i vëmë një frenim. Qëllimi ynë nuk është t’ju distancojmë nga teknologjia, e cila mund të jetë një burim frymëzimi, dijeje dhe krijimi," tha Mitsotakis.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

Me këtë vendim, Greqia i bashkohet vendeve të tjera si Franca dhe Australia, që tashmë kanë marrë masa të ngjashme. /ZËRI

Poll

MOS HUMB