Bota

TMERR në Turqi! Gjimnazisti qëllon me armë brenda shkollës, 16 të plagosur, studentët u hodhën nga dritaret

Autori, një ish-nxënës i lindur në vitin 2007, ka përdorur një armë gjahu dhe ka qëlluar brenda ambienteve të shkollës.

F.I
TMERR në Turqi! Gjimnazisti qëllon me armë brenda shkollës,
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TURQI-Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë, ku një person i armatosur ka hapur zjarr në një shkollë të mesme në provincën e Şanlıurfa, duke lënë të paktën 16 persona të plagosur. Autori, një ish-nxënës i lindur në vitin 2007, ka përdorur një armë gjahu dhe ka qëlluar brenda ambienteve të shkollës. Pas ngjarjes ai i dha fund jetës.

Nga dëshmitë në vendngjarje, mësohet se autori hyri nga dera kryesore dhe nisi të qëllonte në mënyrë të pakontrolluar, fillimisht jashtë dhe më pas brenda shkollës. Në përpjekje për t’i shpëtuar të shtënave, disa nxënës, të kapur nga paniku, u hodhën nga dritaret të tjerë vraponin, ndërsa shkolla u evakuua me urgjencë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Të plagosurit morën ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u transportuan drejt spitaleve për trajtim të mëtejshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB