ITALI-Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni ka reahuar pasi presidenti amerikan Donald Trump kritikoi publikisht qëndrimin e Pope Leo XIV mbi luftën në Iran. Trump e cilësoi Papën si “të tmerrshëm për politikën e jashtme”, ndërsa Meloni i ka quajtur deklaratat e Trump të papranueshme.
“Fjalët e Presidentit Trump ndaj Atit të Shenjtë i konsideroj të papranueshme. Papa është kreu i Kishës Katolike dhe është e drejtë dhe normale që ai të bëjë thirrje për paqe dhe të dënojë të gjitha format e luftës,"-u shpreh Meloni.
Nga ana tjetër Trump i ka qëndruar fjalëve të tij duke thënë se nuk e sheh aspak të arsyeshme të kërkojë falje.
Përplasja mes presidentit Donald Trump dhe Papa Leon XIV erdhi si pasojë e kritikave të ndërsjella lidhur me qëndrimet për luftën në Iran. Trump reagoi ashpër ndaj Papës, i cili pak ditë më parë kritikoi kërcënimet publike të Trump për të “zhdukur” qytetërimin iranian. Por, ndërsa Trump ka kritikuar ashpër qëndrimet e Papës, Vatikani dhe vetë Papa kanë reaguar duke mbrojtur mesazhin e tyre për paqe./ZËRI