
ROMË- Një raport i Politico për shëndetin e Papa Françeskut po shkakton shqetësim, pasi thuhet se Papa është i shqetësuar për shëndetin e tij dhe po zgjedh pasuesin e tij. Policito, raporton se Papa ka dhimbje të forta dhe është shprehur se “këtë herë nuk do t’ia dalë”.
Artikulli i Politico për Papa Françeskun
Kreu i Kishës Katolike Romake po trajtohet në një repart të posaçëm të spitalit Gemelli në Romë, pasi është diagnostikuar me një infeksion respirator. Sipas njoftimit të fundit zyrtar, Papa 88-vjeç, i cili kur ishte i ri, u detyrua të hiqte një pjesë të mushkërisë, vuan nga një infeksion polimikrobik. Sipas mjekëve, ai ka nevojë të qëndrojë shtruar në spital.
Zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë ka nxjerrë përditësime të vazhdueshme dhe të hënën tha se bronkiti i Papës kishte avancuar në një "infeksion polimikrobial" me një "pamje komplekse klinike".
Sipas dy burimeve, të cilët folën në mënyrë anonime, Papa ka vuajtur nga dhimbje të forta dhe privatisht ka shprehur sigurinë se nuk do t'ia dalë kësaj here. Të dielën, mjekët në Gemelli e ndaluan atë të mbajë meshën Angelus, të cilin ai ka mbajtur, edhe kur është shtruar në spital.
“Ai tani po vepron tërësisht sipas “urdhrave të mjekëve”, tha njëri prej tyre.
Papa fillimisht kundërshtoi të shkonte në spital, por se ai rrezikonte të vdiste nëse qëndronte në në Vatican. Ndërsa shëndeti i tij është përkeqësuar gjatë muajit të fundit, Françesku ka lëvizur gjithashtu për të përfunduar iniciativat kryesore dhe për të emëruar figura të afërta me të në postet kyçe, pas një papati me shumë ndryshime.
Që kur u bë papë në vitin 2013, Françesku ka synuar ta bëjë Kishën më gjithëpërfshirëse, duke hapur role kyçe për gratë dhe njerëzit LGBT+. Ndërsa kjo ka shkaktuar reagim të furishëm nga shumë konservatorë, liberalët ankohen se reformat kanë qenë të pamjaftueshme. Ndërkohë, përpjekjet e Papës për t'i dhënë fund abuzimit të shfrenuar të fëmijëve nga klerikët kanë prodhuar rezultate të përziera.
Më 6 shkurt, para se të shtrohej në spital, ai zgjati mandatin e kardinalit italian Giovanni Battista Ri si dekan i Kolegjit të Kardinalëve, një rol që do të mbikëqyrë disa përgatitje për një konklavë të mundshme, mbledhjen e fshehtë që përcakton zgjedhjen e një Pape të ri. Papa e bëri këtë lëvizje në mënyërë që të sigurohej se procesi të zhvillohej sipas dëshirave të tij.
Giovanni, një kardinal i vjetër i Vatikanit, është shumë i vjetër për të marrë pjesë në konklavë. Megjithatë, ai do të jetë një figurë kryesore në diskutimet pas dyerve të mbyllura që zhvillohen shpesh përpara konklavës. Fakti që Françesku e zgjodhi atë si dekan në vend të një kandidati më të ri, sugjeron se ai donte kishte një person të afërt në përzgjedhjen e trashëgimtarit të tij./Përktheu ZËRI nga "Politico"