Bota

"Përplasja me zogjtë apo u godit nga rusët"/ Mister, rrëzimi i avionit në Kazakistan, pistat e hetimit

Ndërkohë që raportet e mediave ruse thanë se avioni u përplas me një tufë zogjsh përpara se të rrëzohej, por kjo ende nuk është konfirmuar.

F.I
"Përplasja me zogjtë apo u godit nga rusët"/ Mister,
plumbat në avion

KAZAKISTAN- Rrethanat e tragjedisë ajrore në Kazakistan me avionin që u rrëzua ditën e djeshme pranë qytetit Aktau në Kazakistan mbeten ende të panjohura. Si pasojë 38 persona humbën jetën dhe 29 mbijetuan, mes të cilëve edhe tre fëmijë. 

Reuters raporton se një nga pistat që autoritete po hetojnë rreth tragjedisë ka të bëjë me dronët që dyshohet se ishin ukrainas. Avioni u detyrua të ndërronte drejtim për shkak të një sulmi me dron në Rusinë jugore. Në trupin e avionit ka shenjat e plumbave, dhe sipas dëshmive të të mbijetuarve, ishte dëgjuar një shpërthim i jashtëm. Ndërkohë që raportet e mediave ruse thanë se avioni u përplas me një tufë zogjsh përpara se të rrëzohej, por kjo ende nuk është konfirmuar.

Detaje më të sakta priten të merren nga analizat e kutisë së zezë të avionit, e cila është rikuperuar gjatë mbrëmjes. Në kushte normale, fluturimi nga Baku në Grozni do të zgjaste më pak se një orë, por ky fluturim zgjati mbi 2 orë e 33 minuta, me ndërprerje të pjesshme të transmetimit të të dhënave për shkak të ndërhyrjeve në sinjalet pranë Groznit.

Azerbajxhani Airlines tha se avioni ishte detyruar të bënte një ulje emergjente rreth 3 km (1.8 milje) nga Aktau në Kazakistan. Kompania ajrore ka njoftuar pezullimin e fluturimeve nga Baku në Çeçeni. Ndërsa policia kazake ka hapur një procedim penal: “Zyrtarët e departamentit të policisë së transportit kanë nisur një hetim paraprak mbi akuzën për shkelje të rregullave të sigurisë së operacioneve të transportit që ka çuar në vdekjen e dy ose më shumë personave nga neglizhenca,” ka deklaruar departamenti./ZËRI

Poll

MOS HUMB