Bota

Plani për paqe në Lindjen e Mesme! Trump: Egjipti dhe Jordania të marrin palestinezë nga Gaza

Trump ka deklaruar se në një telefonatë që ka pasur me mbretin e Jordanisë, Abdullah, i kishte thënë atij se do të donte që ata të merrnin më shumë palestinezë, sepse Rripi i Gazs është një rrëmujë

F.I
Plani për paqe në Lindjen e Mesme! Trump: Egjipti dhe Jordania të
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton një plan për të “pastruar” Gazën nga palestinezët në Egjipt dhe Jordani, në një përpjekje për të nxitur paqen në Lindjen e Mesme. 

Trump ka deklaruar se në një telefonatë që ka pasur me mbretin e Jordanisë, Abdullah, i kishte thënë atij se do të donte që ata të merrnin më shumë palestinezë, sepse Rripi i Gazs është një rrëmujë, raporton BBC. Presidenti amerikan po ashtu ka thënë se planifikonte t’i bënte një kërkesë të ngjashme presidentit të Egjiptit.

"Ne po flasim për një milion e gjysmë njerëz dhe do ta pastrojmë atë. Masa mund të jetë “e përkohshme”, por edhe “afatgjatë”. Populli ynë palestinez në Rripin e Gazës duroi vdekjen dhe shkatërrimin për 15 muaj, pa lënë vendin e tij. Unë do të doja që Egjipti dhe Jordania të mirëpresin njerëzit. Tani për tani zona është fjalë për fjalë një vend rrënimi, ata po shkatërrojnë pothuajse gjithçka dhe njerëzit po vdesin atje. Prandaj unë do të preferoja të angazhohesha me kombet arabe dhe të ndërtojnë banesa diku tjetër, ku ndoshta mund të jetojnë në paqe për një herë,"-u shpreh Trump.

Lufta në Gazë ka shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha materiale. Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë më shumë se 46.000 palestinezë./ZËRI

Poll

MOS HUMB