Bota

Trump nuk tërhiqet: SHBA do ta marri Groenlandën!

Komentet e tij vijnë pas raporteve se kryeministrja daneze Mette Frederiksen këmbënguli se Grenlanda nuk ishte në shitje në një telefonatë të zjarrtë me presidentin javën e kaluar. 

F.I
Trump nuk tërhiqet: SHBA do ta marri Groenlandën!
Donald Trump

SHBA-Presidenti Donald Trump ka thënë se beson se SHBA do të fitojë kontrollin e Groenlandës, pasi shfaqi interesin për marrjen e territorit autonom danez në javët e fundit, shkruan BBC.

"Unë mendoj se do ta kemi atë, 57,000 banorët e ishullit duan të jenë me ne,"-u shpreh Trump.

Komentet e tij vijnë pas raporteve se kryeministrja daneze Mette Frederiksen këmbënguli se Grenlanda nuk ishte në shitje në një telefonatë të zjarrtë me presidentin javën e kaluar. 

Trump shfaqi perspektivën e blerjes së territorit të gjerë të Arktikut gjatë mandatit të tij të parë në vitin 2019 dhe ka thënë se kontrolli amerikan i Grenlandës është një “domosdoshmëri absolute” për sigurinë ndërkombëtare.

“Unë mendoj se njerëzit duan të jenë me ne. Nuk e di vërtet se çfarë pretendimi ka Danimarka ndaj saj, por do të ishte një akt shumë armiqësor nëse ata nuk do të lejonin që kjo të ndodhte sepse është për mbrojtjen e botës së lirë. Unë mendoj se Grenlandën do ta marrim sepse ka të bëjë me lirinë e botës. Nuk ka të bëjë fare me Shtetet e Bashkuara përveç se ne jemi ata që mund të sigurojmë lirinë. Ata nuk munden”, tha ai.

Që nga viti 2009 Groenlanda ka të drejtë, që të shpallë pavarësinë përmes referendumit. Megjithë pasuritë e mëdha nëntokësore si naftë e gaz, ekonomia e këtij vendi është e brishtë dhe e varur fort prej mbështetjes nga Kopenhaga si dhe nga peshkimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB