TURQI- Dy persona u plagosën rëndë të premten në mbrëmje, më 1 gusht, kur një avion stërvitjeje ultra i lehtë u rrëzua në një pemishte agrumesh gjatë një fluturimi në provincën jugore Adana të Turqisë.
Avioni, i operuar nga një kompani private aviacioni në pistën ajrore Kelaynak, mbante pilotin Burak Yurekli, 39 vjeç, dhe pasagjeren Seyda Dogan, e cila ishte ftuar në fluturim nga i dashuri i saj për t’i bërë një propozim romantik martese nga toka, përmes radiolidhjes.
Two people were seriously injured Friday evening, Aug. 1, when an ultralight training aircraft crashed into a citrus grove during a flight in Türkiye's southern Adana province, Anadolu reports.
— Middle East Monitor (@MiddleEastMnt) August 2, 2025
The aircraft, operated by a private aviation company at Kelaynak Airstrip, was… pic.twitter.com/Ex4P2mjSvX
Aksidenti ndodhi rreth orës 7:20 të mbrëmjes gjatë fazës së uljes së fluturimit në lagjen Ozler të rrethit Yuregir.
Sipas pamjeve të filmuara me telefon celular, avioni po zbriste drejt pistës kur papritmas ra në një pyll aty pranë. Në video duket Burak, i cili është duke përdorur një radio për t'i propozuar martesë Dogan gjatë fluturimit. Ajo u përgjigj "Po" pak çaste para rrëzimit.
Si Yurekli ashtu edhe Dogan pësuan lëndime të rënda dhe u transportuan në një spital lokal, thanë autoritetet.