Bota

Putin uron Mojtaba Khamenein: Rusia ishte dhe do të jetë një partner i besueshëm i Iranit

Sipas deklaratës, Putin përsëriti mbështetjen e Moskës për Teheranin, duke thënë se Rusia do të mbetet një partner i besueshëm për Iranin.

zh.ll
Putin uron Mojtaba Khamenein: Rusia ishte dhe do të jetë një
vladimir putin-Mojtaba Khamenei

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi një telegram urimi Mojtaba Khameneit për emërimin e tij si Udhëheqës Suprem i Iranit, tha të hënën Kremlini.

"Tani, kur Irani po përballet me agresion të armatosur, puna juaj në këtë detyrë të lartë padyshim do të kërkojë guxim dhe përkushtim të madh. Jam i bindur se do ta vazhdoni me nder punën e babait tuaj dhe do ta bashkoni popullin iranian përballë sprovave të rënda", thuhej në një deklaratë të Kremlinit.

Sipas deklaratës, Putin përsëriti mbështetjen e Moskës për Teheranin, duke thënë se Rusia do të mbetet një partner i besueshëm për Iranin.

"Nga ana ime, dua të konfirmoj mbështetjen tonë të palëkundur për Teheranin dhe solidaritetin me miqtë tanë iranianë. Rusia ka qenë dhe do të mbetet një partner i besueshëm i Republikës Islamike. Ju uroj suksese në zgjidhjen e detyrave të vështira që keni përpara, si dhe shëndet të mirë dhe forcë shpirtërore", thuhet në njoftim.

Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, u bë Lideri i tretë Suprem i Iranit në histori.

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian e përshkroi emërimin e tij si një hap drejt forcimit të unitetit kombëtar.

Udhëheqësi i mëparshëm suprem, Ajatollah Ali Khamenei, e kishte mbajtur këtë pozicion për 37 vjet. Një sulm ajror i përbashkët SHBA-Izrael më 28 shkurt goditi shtëpinë e tij në Teheran, duke e vrarë atë. Ai ishte 86 vjeç.

Poll

MOS HUMB