Bota

Replikat me Medvedev/ Trump nxjerr nëndetëset bërthamore: Fjalët sjellin pasoja!

Trump iu referua drejtpërdrejt ish-presidentit rus dhe nënkryetarit aktual të Këshillit të Sigurisë së vendit, duke folur për "deklarata jashtëzakonisht provokuese" nga pala ruse.

k.m.
Replikat me Medvedev/ Trump nxjerr nëndetëset bërthamore:
Foto ilustruese

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump njoftoi vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore amerikane "në zonat e duhura". E gjitha ndodhi pas deklaratave dhe replikave që Trump ka shkëmbyer me ish-presidentin rus, Dmitry Medvedev. Në veçanti, në postimin e tij, Trump iu referua drejtpërdrejt ish-presidentit rus dhe nënkryetarit aktual të Këshillit të Sigurisë së vendit, duke folur për "deklarata jashtëzakonisht provokuese" nga pala ruse.

“Kam urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore në zonat e duhura, në rast se këto deklarata budallaqe dhe nxitëse nuk janë vetëm fjalë”, shkroi Trump, duke shtuar se “fjalët kanë rëndësi dhe shpesh çojnë në pasoja të paparashikuara”.

Postimi i Trump:

“Bazuar në deklaratat jashtëzakonisht provokuese të ish-Presidentit të Rusisë, Dmitry Medvedev, i cili tani është Zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, kam urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore në zonat e duhura, në rast se këto deklarata budallaqe dhe nxitëse nuk janë vetëm fjalë. Fjalët kanë shumë rëndësi dhe shpesh mund të çojnë në pasoja të paparashikuara. Shpresoj që ky të mos jetë një nga këto raste. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje.”

Të enjten, Donald Trump, në një postim në platformën Truth Social, sulmoi Medvedevin duke e përshkruar si një “ish-president të dështuar të Rusisë", e po ashtu i bëri thirrje që të ishte i kujdesshëm me deklaratat e tij. Medvedev u përgjigj nëpërmjet një postimi në Telegram, duke deklaruar se reagimi i Trump konfirmon se Rusia është në rrugën e duhur dhe do të vazhdojë me politikat e saj. Në të njëjtën kohë, ai i kujtoi Trumpit "Dorën e Vdekur", një sistem gjysmëautomatik reagimi bërthamor i epokës sovjetike i projektuar për t'u aktivizuar në rast të neutralizimit të udhëheqjes ruse./ZËRI

Poll

MOS HUMB