Bota

Reuters: Hamasi miraton listën e pengjeve që do lirojë, Izraeli nuk e konfirmon

Zyrtari, i cili kërkoi të mos përmendet emri, përsëriti gjithashtu se çdo marrëveshje varet nga fakti nëse ka marrëveshje për tërheqjen e Izraelit nga Gara dhe arritjen e një armëpushimi të përhershëm.

k.m.
Reuters: Hamasi miraton listën e pengjeve që do lirojë, Izraeli
Foto ilustruese

PALESTINË- Hamasi ka miratuar një listë të 34 pengjeve, të cilët janë të gatshëm që t'i lirojnë. Kjo si rrjedhojë e një marrëveshjeje të mundshme armëpushimi. Lajmin e ka bërë me dije një burim i besueshëm për "Reuters". Zyrtari, i cili kërkoi të mos përmendet emri, përsëriti gjithashtu se çdo marrëveshje varet nga fakti nëse ka marrëveshje për tërheqjen e Izraelit nga Gara dhe arritjen e një armëpushimi të përhershëm.

Megjithatë, zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se Hamasi nuk u kishte dorëzuar asnjë listë me emrat e pengjeve. Të paktën deri më tani.

Ushtria izraelite nisi një fushatë në Gaza për të shkatërruar Hamasin në përgjigje të sulmit të paprecedentë në jug të Izraelit më 7 tetor, në të cilin rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng. Më shumë se 40,530 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit./ZËRI

Poll

MOS HUMB