Bota

Shpërthimi në Zubin Potok, arrestohen disa persona në Veri

Roli i tyre në këtë shpërthim ende nuk është bërë me dije, por përveç arrestimeve janë sekuestruar edhe disa materiale të ndryshme.

I.F
Shpërthimi në Zubin Potok, arrestohen disa persona në Veri
Zubin Potok

ZUBIN POTOK- Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar disa persona në fshatrat e Zubin Potok të cilët dyshohen se kanë lidhje me shkatërrimin e kanalit të ujit të pijshëm në Ibër-Lepenc. Roli i tyre në këtë shpërthim ende nuk është bërë me dije, por përveç arrestimeve janë sekuestruar edhe disa materiale të ndryshme.

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Varagë paraditen e sotme u shpreh se për shpërthimin nuk janë përgjegjës vetëm një ose dy persona, “por një grup i strukturuar i dirigjuar nga Serbia”. Aksion i forcave të Policisë së Kosovës u zhvillua në veriun e vendit paraditen e sotme. /ZËRI

Poll

MOS HUMB