SHBA-Presidenti i SHBA, Donald Trump ka komentuar situatën në Lindjen e Mesme. Trump deklaroi se 48 udhëheqës të Republikës Islamike u vranë gjatë sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit, ndërsa thekson se gjithçka po shkon mirë.
Sa i përket faktit se sulmet mund të sjellin rritje të çmimit të naftës dhe efekte të drejtpërdrejta në tregjet globale, presidenti amerikan tha se nuk është i shqetësuar për këtë fakt.
"Gjithçka po shkon shumë mirë dhe suksesi që po arrijmë është i jashtëzakonshëm. 48 komandantë iranianë janë vrarë në një goditje të vetme. Nuk jam i shqetësuar për ndikimin mbi çmimet e naftës."- deklaroi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një intervistë për Fox News.
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli filluan sulmet e tyre të përbashkëta kundër Iranit të shtunën në mëngjes, dhe deri tani, përveç vrasjes së Ali Khameneit, u konfirmuan edhe vdekjet e disa komandantëve të lartë të forcave të armatosura të Republikës Islamike.