Bota

"Të prisnim radhën për t'u vrarë"? Selimi mbyll fjalën në Hagë: Kurdo të kthehem, do të kthehem në Kosovën e lirë!

Në fjalën e tij para trupit gjykues, Selimi tha se kjo ishte hera e tretë dhe shpreson e fundit që merrte fjalën në sallën e gjyqit, duke theksuar se pesë vitet e fundit kanë qenë të vështira, por sipas tij, le të shërbejën për drejtësinë. 

zh.ll
"Të prisnim radhën për t'u vrarë"? Selimi
rexhep selimi

HAGË- Ish-themeluesi i Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), Rexhep Selimi, mbajti fjalën e tij të fundit në Gjykata Speciale në Hagë. Në fjalën e tij para trupit gjykues, Selimi tha se kjo ishte hera e tretë dhe shpreson e fundit që merrte fjalën në sallën e gjyqit, duke theksuar se pesë vitet e fundit kanë qenë të vështira, por sipas tij, le të shërbejën për drejtësinë. 

Në fjalën e tij të fundit në Hagë, Rexhep Selimi u shpreh se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet në një sallë gjyqi. Ai gjithashtu i konsideroi të padrejta dhe të pabazuara akuzat e Prokurorisë Speciale. Selimi iu drejtua gjykatës dhe ngriti pyetje se si duhet të vepronin, kur Serbia po vriste shqiptarët me radhë.

“Është hera e tretë dhe uroj e fundit që e marr fjalën në këtë sallë. Kanë kaluar më shumë se 5 vite nga fillimi i këtij procesi. Nuk kanë qenë të lehta por le të shërbejë si mundësi e shans i mirë për drejtësinë. Pas gjithë këtyre viteve shpresoj që trupi gjykues të ketë patur kohë të kuptojë se lufta jonë ishte e drejtë dhe se pretendimet e prokurorisë nuk qëndrojnë. Sot rrjedhja e procesit më ka dhënë të drejtë. Akuzat janë të pabazuara dhe të padrejta. Nuk jam ngritur të mbroj veten time, as për t‘ju treguar ju për drejtësinë, sot jam këtu për të kërkuar nga jut ë ushtroni drejtësinë. Prokuroria, përpjekje të vazhdueshme për të njollosur një luftë clirimtare. Shenjestër e saj ishte pikërisht UCK, dhe qëllimi i saj, pavarësia e Kosovës. Në përpjekje për të ngarkuar me përgjegjësi shtabin, mbajti qëndrime akuzuese si shtabi kërkonte pavarësi. Vështirë të kuptohet kundër kujt është ngritur kjo aktakuzë. Kjo mbetet për tu vlerësuar nga ju i nderuar trup gjykues. Po aq problematike është përpjekja për të ndarë shoqërinë e Kosovës në dysh. Për këtë, citoj prokurorinë: Shtabi kërkonte pavarësinë partitë që mbështesnin autonominë konsideroheshin tradhtare. Të gjitha partitë shqiptare ishin për pavarësinë ashtu si qëllimi i UCK. Akuza sulm jo vetëm ndaj historisë së Kosovës por edhe të ardhmes së saj. Lufta clirimtare nuk mund të barazohet me një plan kriminal të Serbisë. Ky barazim është thellësisht i padrejtë. Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet në në sallë gjyqi. E kanë shkruar luftëtarët e lirisë dhe dëshmorët e Atdheut. Kur Serbia vriste, dhe spastronin e bënin gjenocid cfarë duhet të bënim ne? Të mos reagonim?” u shpreh ai.

Selimi kërkoi që vendimi i gjykatës të mbështetet vetëm në fakte të provuara dhe jo në hamendësime, duke shprehur bindjen se "drejtësia dhe vetëm drejtësia do të na kthejë në atdheun tonë".

“UÇK nuk kishte plane për të sulmuar civilë apo kundërshtarë politike, UÇK ishte një ushtri çlirimtare. Jam i mendimit që bëmë gjënë  e duhur dhe sot do të bëja të njëjtën gjë. Prandaj ata na mbështetën, na mbështetën edhe vendet tuaja. Prokuroria kërkon dënime shumë të gjata, aq të gjata saqë synojnë që të na ndalojnë përgjithmonë hyrjen në vendin tonë. Prokuroria duhet ta kishte kuptuar, që kurdo që do të kthehem në Kosovë, në Kosovën e lirë, për të cilën jam i gatshëm të jap jetën sa herë që do të kërkohej.", u shpreh Selimi.

Poll

MOS HUMB