KOSOVË- Të shtëna me armë janë raportuar mesditën e sotme në Malisheve, ku kanë mbetur të vrarë dy persona. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se të dy viktimat janë vëllezër, ndërsa autori dyshohet se autori se është dhëndër i tyre.
Burime për mediat vendase bëjnë me dije se dy viktimat e moshave rreth 32 dhe 45-vjeç, të cilët janë qëlluar me armë zjarri para shtëpisë së tyre. Ngjarja dyshohet se ka pasur motiv familjar, i cili kishte filluar më herët mes palëve.
I dyshuari, sipas hetimeve paraprake, sot ka shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan e tij. Pasi është larguar disa metra, ai është kthyer përsëri dhe ka hapur zjarr ndaj dy vëllezërve që ndodheshin para derës së shtëpisë. Të dy kanë ndërruar jetë si pasojë e të shtënave, njëri në vendin e ngjarjes e tjetri rrugës.
Dyshohet se edhe vëllai i të dyshuarit kishte pasur konflikte të mëhershme me viktimat, të cilat mund të kenë shkaktuar rëndimin e situatës dhe shpërthimin e dhunës fatale sonte.
Policia dhe Prokuroria janë në vendngjarje. Trupat duhet dërguar për ekzaminim, ndërsa I dyshuari është në kërkim dhe po zhvillohen veprime të shpejta operative për kapjen e tij.