Bota

Aksident i frikshëm në Itali, autobusi plot me nxënës përplaset me BMW, humb jetën drejtuesi

Shumë nxënës kanë mbetur të plagosur, ndërsa mjeti ku udhëtonte viktima është shkatërruar totalisht

E.K
Aksident i frikshëm në Itali, autobusi plot me nxënës
aksidenti

ITALI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në provincën e Torinos, në Itali, ku një makinë tip ‘Bmw’ u përplas me një autobus që transportonte nxënës drejt shkollës, rreth 20 persona. 

Nga përplasja, drejtuesi i makinës humbi jetën, ndërsa 20 nxënës u lënduan lehtë.

Drejtuesi i automjetit është identifikuar si Pavel Birsei, 33 vjeç, me banim në Mombello Torinese. Ai po kthehej nga puna pas një turni nate. Sipas hetimeve, makina humbi kontrollin në një kthesë dhe përfundoi në korsinë e kundërt, ndërsa shoferi i autobusit tentoi të shmangë përplasjen, por nuk ia doli.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipe të urgjencës 118 me helikopter dhe ambulanca të shumta, si dhe zjarrfikës për sigurinë e zonës.

Nxënësit e lënduar udhëtonin drejt Castelnuovo Don Bosco, ndërsa autobusi shkonte në drejtim të Chierit, duke transportuar nxënës të liceut Monti dhe institutit teknik Vittone. Fatmirësisht, asnjëri nga nxënësit nuk pësoi dëmtime të rënda.

Drejtuesi i makinës ishte rumun dhe jetonte me nënën dhe të fejuarën në Mombello Torinese, të cilat shkuan të tmerruara në vendin e ngjarjes. Ende nuk është konfirmuar shkaku i aksidentit, por një prej hipotezave është përgjumja.

 

Poll

MOS HUMB