Bota

Përplasje me armë zjarri në Shkup! Vritet 35-vjeçari shqiptar

Përplasja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje në një parking.

F.I
Përplasje me armë zjarri në Shkup! Vritet 35-vjeçari
Hebib Bunjaku

SHKUP-Një 35-vjeçar me origjinë shqiptare nga Shkupi, ka mbetur i vrarë pas një konflikti me armë zjarri. Viktima është Hebib Bunjaku 35 vjeç, djali i ish-zyrtarit të BDI, Ekrem Bunjaku. Përplasja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje në një parking.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, bëhet me dije se dy të rinjtë nga Shkupi, kishin mbërritur në spital me lëndime të shkaktuara nga arma. Por, pas ndihmës mjekësore, Hebib Bunjaku nuk ka arritur të mbijetojë duke humbur jetën

“Më datë 11.02.2025 në ora 00.06 në SPB-Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit ” Shën Naumi i Ohrit” është raportuar se me plagë nga arma e zjarrit janë sjellë H.B. (35) dhe A.D.(35), të dy nga Shkupi, dhe se H.B. më pas ka vdekur., ndërsa te A.D. është bërë një ndërhyrje dhe është mbajtur për mjekim. Për shkak të plagëve me armë zjarri në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza” është transferuar edhe N.D. nga Shkupi. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme e vendit./ZËRI

Poll

MOS HUMB