Bota

Trump fjalim në OKB për misionin në Gaza/ Presidenti i SHBA falenderon Shqipërinë dhe Kosovën për angazhimin në Bordin e Paqes

Gjatë fjalimit të tij në OKB, Trump përmendi të gjitha shtetet përfshirë edhe Kosovën të cilat do të dërgojnë trupa, forca policie dhe të ofrojnë trajnime për të ndihmuar në stabilizimin e Gazës.

l.k
Trump fjalim në OKB për misionin në Gaza/ Presidenti i SHBA
Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka falenderuar Shqipërinë për angazhimin në misionin e stabilizimit në Gaza. Gjatë fjalimit të tij në OKB, Trump përmendi të gjitha shtetet përfshirë edhe Kosovën të cilat do të dërgojnë trupa, forca policie dhe të ofrojnë trajnime për të ndihmuar në stabilizimin e Gazës.

“Dua të shpreh mirënjohjen time për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për mbështetjen unanime të planit tonë me 20 pika për paqen në Gaza dhe për miratimin zyrtar të Bordit të Paqes. Do të jetë një grup i rëndësishëm njerëzish. Gati 30 vende i janë bashkuar Bordit, të cilin kam nderin ta drejtoj. Jemi mirënjohës ndaj këtyre vendeve anëtare që kanë kontribuar me miliarda dollarë për ndihmën humanitare dhe rindërtimin, përfshirë Marokun, Bahreinin, Kazakistanin, Turqinë, Uzbekistanin dhe shumë vende të tjera. Paratë shkojnë drejtpërdrejt aty ku nevojiten.

Edhe vende të tjera po japin kontribute në nivele që nuk do t’i besonit. Kanë qenë të jashtëzakonshme. Dua gjithashtu të falënderoj vendet që janë angazhuar të dërgojnë trupa, forca policie dhe të ofrojnë trajnime për të ndihmuar në stabilizimin e Gazës, përfshirë Indonezinë, Marokun, Shqipërinë, Kosovën, Kazakistanin, Egjiptin, Jordaninë dhe të tjera. Që kur mora detyrën, kam pasur nderin të ndihmoj në zgjidhjen e tetë luftërave dhe jam bërë mik me udhëheqësit e atyre vendeve”, tha Trump.

Ceremonia inauguruese e Bordit të Paqes u mbajt më 19 shkurt të këtij viti në SHBA, ku morën pjesë 50 vende nga e gjithë bota, përfshfirë edhe Shqipërinë që u përfaqësua nga kryeministri Rama dhe Kosovën që u përfaqësua nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Trump njoftoi një angazhim financiar prej 2 miliardë dollarësh për Gazën, teksa përmendi vendet që kanë premtuar organizime për mbledhje fondesh. Ai falenderoi gjithashtu edhe vendet si Shqipëria dhe Kosova, për premtimin e dërgimit të trupave dhe policisë në Gaza./ZËRI

Poll

MOS HUMB