Bota

TAKIMI Trump-Erdogan: Ndalo blerjen e naftës ruse, jam i zhgënjyer nga Putin

Presidenti amerikan ka kërkuar nga Erdogan të ndalonte blerjen e naftës nga Rusia, duke theksuar se lufta ka kushtuar “miliona jetë”. 

F.I
TAKIMI Trump-Erdogan: Ndalo blerjen e naftës ruse, jam i zhgënjyer nga
Rexhep Tajip Erdogan dhe Donald Trump

SHBA-Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan në Shtëpinë e Bardhë. Në fillim të takimit Trump tha se do të diskutojnë për tregtinë dhe avionët ushtarakë, duke theksuar se kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë prej kohësh. Më pas presidenti amerikan ka kërkuar nga Erdogan të ndalonte blerjen e naftës nga Rusia, duke theksuar se lufta ka kushtuar “miliona jetë”. 

“Udhëheqësi turk është shumë i respektuar nga të dy dhe mund të jetë një ndikim i madh nëse do të donte, megjithëse tani për tani është shumë neutral. Gjëja më e mirë që mund të bënte është të mos blejë naftë dhe gaz nga Rusia. Jam shumë i zhgënjyer nga Putini. Ai luftoi gjatë dhe fort, duke humbur një milion ushtarë dhe duke mos fituar praktikisht asnjë terren pavarësisht bombardimeve të rënda. Rusia ka shpenzuar triliona dollarë për bomba, raketa, municione, pa fituar praktikisht asnjë terren. Do të thoja se është koha të ndalemi,"-tha Trump.

Gjatë takimit, Trump deklaroi sërish se mendon që një marrëveshje për një armëpushim në Gaza mund të jetë afër.

"Mendoj se jemi afër arritjes së një lloj marrëveshjeje”, u shpreh presidenti.

Erdogan nga ana e tij tha se është “shumë i kënaqur” që ndodhet në Shtëpinë e Bardhë dhe se është i lumtur që vizita e tij përkon me Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të OKB-së, të cilën ai dhe Trump e ndoqën më herët gjatë javës.

 

Poll

MOS HUMB