Bota

Trump ultimatum Iranit: Nëse Hormuzi nuk hapet në mbrëmje, një qytetërim i tërë do vdesë sonte

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte, për t’u mos u rikthyer më kurrë,” tha Trump në një postim në platformën e tij Truth Social. 

F.I
Trump ultimatum Iranit: Nëse Hormuzi nuk hapet në mbrëmje,
Donald Trump

SHBA-Presidenti amerikan Donald Trump ka dalë me një kërcënim të fundit ndaj Iranit, nëse nuk arrihet një marrëveshje me dhe Ngushtica e Hormuzit nuk hapet deri në mbrëmje. “Një civilizim i tërë do të vdesë sonte, për t’u mos u rikthyer më kurrë,” tha Trump në një postim në platformën e tij Truth Social. Sipas Trump, tashmë regjimi në Iran ka ndryshuar, duke lënë të nënkuptohet se po negocion me ‘mendje më të zgjuara dhe më pak të radikalizuara’.

Donald Trump: Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer më kurrë. Nuk dua që kjo të ndodhë, por me gjasë do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi një ndryshim të plotë dhe total të regjimit, ku mbizotërojnë mendje të ndryshme, më të zgjuara dhe më pak të radikalizuara, ndoshta mund të ndodhë diçka revolucionare dhe e mrekullueshme kush e di? Do ta zbulojmë sonte, në një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të botës. 47 vite zhdukje, korrupsion dhe vdekje më në fund do të marrin fund. Zoti i bekoftë njerëzit e mrekullueshëm të Iranit!

Deklaratat e fundit vijnë në një moment tensioni të lartë në rajon, ndërsa kriza për Ngushtica e Hormuzit vijon të mbajë në ankth tregjet globale dhe politikën ndërkombëtare./ZËRI

Poll

MOS HUMB