Bota

Sulmi në konsullatën izraelite në Stamboll, Ministri i Brendshëm: Autorët me precedentë penale, erdhën me një mjet me qera

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Mustafa Çiftçu ka njoftuar se autorët janë identifikuar dhe raporton se erdhën në Stamboll nga Izmiti me një automjet me qira.

F.I
Sulmi në konsullatën izraelite në Stamboll, Ministri i
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TURQI-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Stambollin, ku pas një sulmi të armatosur në konsullatën izraelite, 2 persona kanë mbetur të vdekur dhe 3 të tjerë janë plagosur. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Mustafa Çiftçu ka njoftuar se autorët janë identifikuar dhe raporton se erdhën në Stamboll nga Izmiti me një automjet me qira.

Çiftçu bëri të ditur se një prej autorëve ka lidhje me një organizatë që shfrytëzon fenë, ndërsa një tjetër ka një precedent të lidhur me drogën.

“Tre personat që u përfshinë në një përleshje të armatosur me oficerët tanë të policisë në detyrë përpara blloqeve Yapı Kredi Plaza në Stamboll janë neutralizuar. Dy nga oficerët tanë heroikë të policisë u plagosën lehtë në përleshje. Identitetet e terroristëve janë përcaktuar. U zbulua se ata erdhën në Stamboll nga Izmiti me një automjet me qira, njëri prej individëve ka lidhje me një organizatë që shfrytëzon fenë, dhe njëri nga dy terroristët, të cilët janë vëllezër, ka një precedent të lidhur me drogën”, tha ai.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit të vdekur kanë mbetur dy prej autorëve, ndërsa njëri u plagos. Po ashtu gjatë përplasjes me ta, janë plagosur edhe dy efektivë policie./ZËRI

Poll

MOS HUMB