Bota

Turqia lëshon urdhër-arresti për gjenocid kundër Benjamin Netanyahu

Turqia i ka akuzuar zyrtarët për “gjenocid dhe krime kundër njerëzimit”, të cilat Izraeli i ka “kryer sistematikisht” në Gaza.

zh.ll
Turqia lëshon urdhër-arresti për gjenocid kundër Benjamin
Benjamin Netanyahu

TURQI- Turqia ka lëshuar urdhër-arreste për akuza për gjenocid kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe zyrtarëve të lartë brenda qeverisë së tij.

Midis 37 të dyshuarve të listuar ishin ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ministri i sigurisë kombëtare, Itamar Ben-Gvir dhe shefi i ushtrisë, gjeneral Eyal Zamir, thuhet në një deklaratë nga zyra e prokurorit të Stambollit, e cila nuk e publikoi listën e plotë.

Turqia i ka akuzuar zyrtarët për “gjenocid dhe krime kundër njerëzimit”, të cilat Izraeli i ka “kryer sistematikisht” në Gaza.

Deklarata i referohet gjithashtu “spitalit të miqësisë turko-palestineze”, të ndërtuar nga Turqia në Rripin e Gazës dhe të bombarduar nga Izraeli në mars.

Vitin e kaluar, Turqia iu bashkua çështjes së Afrikës së Jugut, e cila akuzonte Izraelin për gjenocid, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë .

Një armëpushim i brishtë ka qenë në fuqi në territorin e shkatërruar palestinez që nga 10 tetori, si pjesë e planit rajonal të paqes të Donald Trump./ZËRI

Poll

MOS HUMB