Bota

“Po u ndave, do të vras familjen”/ Vrau kunetërit, si e kërcënonte gruan autori

Mediat kosovare bëjnë me dije se autori është nuk emër i panjohur për autoritetet, pasi rezulton i dënuar nga Gjykata e Prishtinës për dhunë në familje.

zh.ll
“Po u ndave, do të vras familjen”/ Vrau kunetërit, si e
vendngjarje-Driton dhe Naim Morina

KOSOVË- Detaje të reja janë mësuar nga krimi i rëndë një ditë më parë në Kosovë, ku Astrit Isufi vrau me armë zjarri dy vëllezërit e gruas, Driton dhe Naim Morina. Mediat kosovare bëjnë me dije se autori është nuk emër i panjohur për autoritetet, pasi rezulton i dënuar nga Gjykata e Prishtinës për dhunë në familje.

Sipas dosjes së Gjykatës së Prishtinës, më 30 mars të këtij viti, rreth orës 15:00, autori kishte rrahur gruan e tij, madje e kishte kërcënuar që nëse ndahet nga ai do t'i vriste familjen. Por, kjo nuk ishte hera e parë. Ai e kishte dhunuar dhe kërcënuar gruan e tij vazhdimisht. 

“Ti nuk guxon me u nda prej meje, se kam me ta vra familjen, kam me t’i faruar krejt”, citohet ti ketë thënë ai.

Astrit Isufi ishte dënuar me rreth 5 muaj nga Gjykata Themelore e Prishtinës ndërsa Gjykata e Apelit, i la dënimin me 3 muaj burg dhe e gjobiti me 300 euro. 

Ditën e enjte, në fshatin Golluboc të Malishevës, Astrit Isufi vrau para shtëpisë së tyre dy vëllezër, (kunetërit e tij) Driton dhe Naim Morina. Sherri që përfundoi në tragjedi duket ka nisur pas një konfrontimi verbal që ai ka pasur me viktimat. Isufi kishte shkuar të merrte gruan e tij e cila ishte për ngushëllime në shtëpinë e vëllezërve, pas vdekjes së babait të saj.

Fillimisht, autori kishte ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa të premten policia ka arritur ta arrestojë atë. Isufi ishte fshehur në një godinë të pabanuar, deri në momentin e arrestimit nga policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB