KOREJA E JUGUT- Të paktën 177 njerëz kanë vdekur në një aksident avioni në Korenë e Jugut, sipas zyrtarëve lokalë të zjarrfikësve dhe shpëtimit. Dy të mbijetuarit e konfirmuar të rrëzimit të avionit të Jeju Air në Korenë e Jugut u shpëtuan nga pjesa e bishtit të avionit, e vetmja pjesë e mjetit fluturues që ruajti një pjesë të formës së tij pas goditjes, tha shefi i zjarrfikësve të Muan, Lee Jung-hyun.
“Vetëm pjesa e bishtit ruajti pak formën, dhe pjesa tjetër e aeroplanit është pothuajse e pamundur të njihet,” tha shefi i zjarrfikësve.
Aeroplani 'Jeju Air' mbante 175 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit kur u ul në aeroport në qarkun Muan. Të gjithë në bord ishin koreano-jugor, përveç dy shtetasve tajlandezë. Në orën 9.03 të mëngjesit me orën lokale avioni u rrëzua në Aeroportin Ndërkombëtar Muan në jug të vendit, duke shkaktuar 177 viktima deri tani.
Sipas Reuters dhe AFP mendohet të jenë "kushtet atmosferike" si një faktor të mundshëm, pavarësisht se nga pamjet duket se dukshmëria ishte mjaft e qartë ose alternativisht, përplasje me një tufë zogjsh. Goditja nga zogjtë mund të shpjegojë potencialisht defektin fillestar të rrotave të uljes. Agjencia News1 raportoi se një pasagjer kishte dërguar një mesazh te një i afërm duke përmendur "një tufë zogjsh të ngecur në krah të avionit./ZËRI