Bota

Thriller-i i vrasjes së Narin! Nëna, vëllai dhe daja i 8-vjeçares dënohen me burgim të përjetshëm

Xhaxhai i vajzës ishte personi i parë që u arrestua si i dyshuar për zhdukjen e Narinit dhe sipas mediave turke, ai kishte mosmarrëveshje me babanë dhe vëllanë e vajzës.

F.I
Thriller-i i vrasjes së Narin! Nëna, vëllai dhe daja i
Narin Guran

TURQI-Nëna, vëllai dhe daja i 8-vjeçares turke Narin Guran, u dënuan me burgim të përjetshëm për krimin e tmerrshëm. Familjarët e të ndjerës u gjykuan lidhur me vrasjen e 8-vjeçares, trupi i pajetë i së cilës u gjet në përroin Sankitutmaz 19 ditë pasi u zhduk më 21 gusht 2024.

Pas një seance të tensionuar, gjykata e Dijarbakırit dënoi me burgim të përjetshëm nënën, vëllain e madh dhe dajën e Narinit për vrasjen e “qëllimshme dhe të përbashkët”, sipas një gazetari të AFP-së, i cili ishte i pranishëm në seancë. Gjykatësi dënoi një tjetër të dyshuar, Nevzat Bakhtiar, i cili kishte pranuar vrasjen, me 4 vjet e 6 muaj burg.

Gazeta “Sabah” raportuan se një person i arrestuar në kuadër të hetimeve, ka rrëfyer se kryeplaku i fshatit dhe daja i vajzës i kanë dorëzuar trupin e vogëlushes në një thes dhe ai e ka çuar në përrua. Xhaxhai i vajzës ishte personi i parë që u arrestua si i dyshuar për zhdukjen e Narinit dhe sipas mediave turke, ai kishte mosmarrëveshje me babanë dhe vëllanë e vajzës dhe i kishte kërcënuar në të kaluarën.

Pas zbulimit të trupit të 8-vjeçares Narine, policia ka vijuar arrestimin e 24 personave, mes të cilëve nëna, babai, dy vëllezërit e motrat, katër dajat dhe bashkëshortja e xhaxhait të arrestuar fillimisht. Nga autopsia dhe nekropsia e viktimës, e cila ka zgjatur mbi 11 orë, u konstatu se ka thyerje në gju, në gjymtyrën e poshtme të majtë të vajzës.

Narin Güran po shkonte në një kurs Kurani më 21 gusht por nuk u kthye më në shtëpi. Familja e saj kontrolloi vetë zonën, por pa rezultat, ndaj njoftuan Policinë. Kufoma e saj u gjet në një përrua, brenda një thesi, 19 ditë pas alarmit për zhdukjen e saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB