Bota

Votuan 73% emigrantë/ Thasët me fletët e votimit mbërrijnë në Qendrën e Numërimit

Më së shumti kanë votuar në Konsullatat e Kosovës në Mynih, Duzeldorf, Uashington dhe Nju York.

F.I
Votuan 73% emigrantë/ Thasët me fletët e votimit
PAMJE NGA NGJARJA

KOSOVË-Më shumë se 73% e diasporës së Kosovës, e regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike, ka ushtruar të drejtën e votës. Komisioni Qendror i zgjedhjeve atje ka njoftuar se nga 20 mijë votues kanë votuar më shumë se 15 mijë në 32 ambasada dhe konsullate nëpër vende të ndryshme të botës.

Më së shumti kanë votuar në Konsullatat e Kosovës në Mynih, Duzeldorf, Uashington dhe Nju York. Diaspora e regjistruar për të votuar në përfaqësitë dipolamtike votoi një ditë më parë, 8 shkurt. 

Fletët e votimit janë vendosur nëpër thasë për tu transportuar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku do të nisë verifikimi i votave që kanë ardhur përmes postës. Sipas procedurave, fillimisht këto pako me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshinë verifikimin nëse ato u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat tjera të parapara./ZËRI

Poll

MOS HUMB