Bota

Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, çfarë postonte autori në rrjete sociale

Vetëm pak minuta pas ngjarjes, u bë i mundur edhe identifikimi i autorit. Ai është Mefail Shkodra, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

zh.ll
Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit,
Në foto: Autori i krimit në Gjilan me Osmin dhe Kurtin

GJILAN- Mefail Shkodra është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se është autori i vrasjes së trefishtë në Gjilan. Ngjarja e rëndë tronditi Gjilanin mesditën e sotme, ku si pasojë e shtënave me armë zjrri kanë humbur jetën 3 persona. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, u bë i mundur edhe identifikimi i autorit. Ai është Mefail Shkodra, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Mësohet se kjo nuk është hera e parë që Shkodra përballet me ligjin. Në vitin 2024 ai u arrestua gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës për veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”. Por jo vetëm kaq. Ai është bërë i njohur edhe në rrjetet sociale, u ka publikuar fotografi me vetura luksoze dhe është parë pranë figurave të larta politike, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Lidhur me ngjarjen, fillimisht u raportua për dy viktima (babë e bir), ndërsa një nga personat e tjetë të plagosur ka humbur jetën në spital, duke e çuar në tre numrin e viktimave. Ndërkohë, Policia e Gjilanit kanë publikuar foton dhe të dhënat e autorit, teksa po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur atë./ZËRI

Poll

MOS HUMB