Aktualitet

Vrau mikun me çekiç dhe i mori paratë, dënohet me 25 vite burg Isuf Hasa

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor Isuf Hasën, pasi vrau mikun e tij rreth një vit më parë

E.K
Vrau mikun me çekiç dhe i mori paratë, dënohet me 25
xhemal meta dhe isuf hasa

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar me 25 vite burgim Isuf Hasën për akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen në dëm të viktimës Xhemal Meta, mik i tij.

Hasa vrau me çekiç Metën që ti vidhte një shumë parash teksa autori me viktimën kanë qenë miq prej vitesh me njëri-tjetrin dhe të dy jetonin në fshatin Shëngjin i Vogël, Qafmollë.

Sipas akuzës, autori ishte në dijeni se Xhemal Meta mbante një shumë lekësh, dhe më datë 13 janar 2025 i pandehuri ka shkuar te banesa e viktimës, për të pirë sëbashku kafen e mëngjesit si zakonisht, duke marrë me vete dhe një çekiç. Pasi kanë pirë kafen, të dy kanë dalë pasi Xhemal Meta do të nisej drejt Tiranës.

Isuf Hasa e ka goditur me çekiç pas koke viktimën, duke e lënë të vdekur. Ai i ka marrë paratë që mbante me vetë dhe është larguar drejt Tiranës. Paratë dhe çekiçin me të cilin vrau mikun e tij i dërgoi tek banesa e vajzës. Pritet që vendimi i dënimit me 25 vite burg të ankimohet nga i pandehuri në Apelin me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë.

Poll

MOS HUMB