Bota

Vritet në Parlament deputeti gjeorgjian, plagoset një tjetër

Ndërsa një deputet tjetër u plagos në krahë.

I.F
Vritet në Parlament deputeti gjeorgjian, plagoset një tjetër
Sokhum

SOKHUM- Një deputet në Abkhazia, një rajon i shkëputur nga Gjeorgjia dhe mbështetet nga Rusia, u qëllua për vdekje në ndërtesën e parlamentit, tha shërbimi për shtyp i presidencës së rajonit.

Deputeti Vakhtang Golandzia vdiq nga plagët e marra si pasojë e të shtënave në ndërtesën e parlamentit, lajmëroi zyra e shtypit e presidentit në detyrë, Badra Gunba, në një postim në Telegram. Ndërsa një deputet tjetër u plagos në krahë. Agjencia shtetërore e lajmeve Abkhaziane Apsnypress tha se ministria e brendshme kishte identifikuar një deputet tjetër, Adgur Kharazia, si të dyshuar për atentatin, por ai u largua nga vendngjarja. Në deklaratën e publikuar nuk jepen më shumë informacione.

Një territor subtropikal në bregun e Detit të Zi, Abkhazia u shkëput nga kontrolli i Gjeorgjisë në një luftë pas rënies së Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve 1990, gjatë së cilës qindra mijëra gjeorgjianë etnikë u larguan. Rusia ka mbështetur prej kohësh Abkhazinë dhe një rajon tjetër të shkëputur gjeorgjian, Osetinë e Jugut, dhe i ka njohur ato si të pavarura pasi fitoi një luftë pesë-ditore kundër Gjeorgjisë në 2008.

Abkhazia u zhyt në krizë muajin e kaluar kur protestuesit sulmuan parlamentin në kundërshtim me një marrëveshje investimi me Rusinë, duke detyruar presidentin e rajonit, Aslan Bzhania, të japë dorëheqjen. Nënkryetari i tij, Gunba, u bë udhëheqës i përkohshëm. /ZËRI

Poll

MOS HUMB