Bota

Xi Jinping prezanton vajzën e tij Mingze, një sinjal për Uashingtonin?

Kinezët e zakonshëm e dinë vetëm se emri i saj është Mingze. Ajo ka lindur në vitin 1992 në Fuzhou, provinca Fujian, ku babai i saj ishte sekretar i Partisë. Ajo u diplomua në gjuhë dhe letërsi frënge.

k.m.
Xi Jinping prezanton vajzën e tij Mingze, një sinjal për
Xi Jinping dhe Mingze

PEKIN- Një banket biznesi u mbajt në Zhongnanhai, kështjellën e pushtetit të Kinës Komuniste në Pekin. I ftuari i Xi Jinping ishte Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko, i cili krenohet me 15 vizita shtetërore në Kinë. Këtë herë, ishte një darkë surprizë, pasi udhëheqësi kinez ftoi vajzën e tij Xi Mingze, e cila ishte mbajtur me kujdes larg vëmendjes për vite me radhë.

Midis shumë mistereve që Xi Jinping pëlqen të kultivojë, njëri rrethon vajzën e tij të vetme, të lindur nga martesa e tij me simpatiken Peng Liyuan, një ish-soprano në Korin e Ushtrisë. Kinezët e zakonshëm e dinë vetëm se emri i saj është Mingze. Ajo ka lindur në vitin 1992 në Fuzhou, provinca Fujian, ku babai i saj ishte sekretar i Partisë. Ajo u diplomua në gjuhë dhe letërsi frënge.

Propaganda kineze e përmendi vajzën vetëm një herë, në vitin 2008, kur ajo u ofrua vullnetare për të ndihmuar pas tërmetit të tmerrshëm në Sichuan. Pas një jave pune, ajo u "zhduk", ndërsa babai i saj vazhdoi të ngrihej në elitën e Pekinit. Një lajm i ri doli në vitin 2010, kur Harvard mësoi se vajza e vogël e zëvendëspresidentit të atëhershëm kinez ishte regjistruar në universitetin prestigjioz të Massachusetts.

Ajo përdorte një identitet të rremë për të ruajtur privatësinë dhe sigurinë e saj (në atë kohë, marrëdhëniet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara ishin ende relativisht të mira). Ajo mori një diplomë Bachelor të Arteve nga Harvard në vitin 2014. Më pas, u kthye në Pekin derisa në vitin 2019, u përhapën thashetheme se ajo po kthehej në Harvard për një doktoraturë, të cilën e përfundoi me sukses. Përsëri, heshtja mbretëroi deri në debutimin e saj të fundit, në moshën 33 vjeç.

Sesi duket Mingze ende nuk dihet. Shtypi i Pekinit nuk ka asnjë foto të saj. 

Pse atëherë Xi e dërgoi Mingzen në banket me Lukashenkon?

Episodi ka tërhequr vëmendjen e analistëve perëndimorë: në muajt e fundit, që kanë qarkulluar thashetheme të pakonfirmuara se zonjusha e re (që thuhet se është martuar me një shtetas australiano-kinez të natyralizuar) po planifikonte të kthehej në Harvard. Derisa në maj, nisi fushata e Donald Trump kundër studentëve të huaj në Harvard dhe plani me shumë mundësi u anulua. Duke "zbuluar" pjesëmarrjen e Mingze-së në darkën e Pekinit para miqve të tij bjellorusë, Xi mund të ketë dashur t'i dërgojë një mesazh Uashingtonit: atë që "vajza e tij" është shumë mirë edhe në atdheun e saj./ZËRI

Marrë nga Corriere

Poll

MOS HUMB