
foto ilustruese
MAQEDONIA E VERIUT-Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkupin ditën e sotme. Në Stajkovcë të Shkupit një i moshuar ka vrarë vëllanë dhe kunatën dhe më pas ka goditur veten me thikë. Autori aktualisht ndodhet në spitalin “Sveti Naum Ohridski”. Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes së rëndë.
Policia ka njoftuar se ditën e sotme, rreth orës 12:30, shtetasja S.K 57 vjeç dhe bashkëshorti i saj V.K 64 vjeç, janë gjetur me lëndime në kokë në fshatin Stajkovcë të Shkupit, në tarracën dhe në shkallët e shtëpisë. Ndërkohë po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe do të dalin me detaje se si ka ndodhur ngjarja e sotme./ZËRI
Poll