Bota

Blinken 'zbarkon' papritur në...Kiev

Kjo ishte një vizitë e paparalajmëruar më herët nga shefi i diplomacisë amerikane.

E.K
Blinken 'zbarkon' papritur në...Kiev
Volodymyr Zelenskyy dhe Antony Blinken

Kiev- Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka vizituar këtë të martë Kievin ku është takuar me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy. Kjo ishte një vizitë e paparalajmëruar më herët nga shefi i diplomacisë amerikane. Siç raporton BBC, Sekretari Amerikan i Shtetit i tha Zelenskyy-t, se ndihma ushtarake amerikane është "tani në rrugën e saj", disa sisteme armësh tashmë kanë mbërritur dhe të tjera po vijnë.

Antony Binken, duke vizituar Ukrainën për herë të katërt që nga fillimi i armiqësive, ishte gjithashtu i shpejtë për të theksuar se ndihma ushtarake e SHBA do të "bënte një ndryshim të vërtetë" në vazhdimin e agresionit rus.

"Ne jemi të vendosur, së bashku me shumë partnerë të tjerë për Ukrainën, për të siguruar që ju të keni sukses në fushën e betejës", tha Sekretari Amerikan gjatë vizitës së tij në pallatin presidencial.

Nga ana e tij, Volodymyr Zelenskyy tha se ishte një "periudhë e vështirë" për "luftëtarët" ukrainas, veçanërisht në lindje të vendit. Ai falënderoi gjithashtu Antony Blinken për "paketën vendimtare" të ndihmës ushtarake të miratuar nga Kongresi muajin e kaluar.

Presidenti ukrainas shtoi gjithashtu se është jetike që të dorëzohen armët amerikane sa më shpejt që të jetë e mundur. Zelenskyy theksoi gjithashtu se mbrojtja ajrore është "problemi më i madh i vendit të tij" dhe veçanërisht në zonën ku ndodhet Kharkiv./ZËRI

Poll

MOS HUMB