LIVE UPDATES

1 vit nga sulmi në Banjskë, Gjermania kërkon arrestimin e Radoiçiç, serbët vazhdojnë me provokimet

➤Është përkujtuar sot në Kosovë, rënia e Afrim Binjakut, i cili u vra një vit më parë në sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit. ➤Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas një vizite që pati në familjen e të ndjerit, deklaroi se askush nuk mund të cënojë sigurinë dhe stabilitetin e vedit të tij. ➤Po ashtu edhe Ambasada Gjermane në Prishtinë kërkon arrestimin e Milan Radoiçiç. ➤ Ndërsa serbët vazhdojnë me provokimet e tyre dhe familjarët e personave që organizuan sulmin shkuan për të ndezur qirinj në vendin ku serbët terroristë humbën jetën për të nderuar ata.

5 artikuj për këtë temë.
8 MUAJ ME PARE

Rruga në veri të Kosovës merr emrin e Afrim Bunjakut, e bija: Do mbetesh krenaria e shtetit

1 vit nga sulmi në Banjskë, Gjermania kërkon arrestimin e
PAMJE NGA NGJARJA

KOSOVË-Është përkujtuar sot në Kosovë, rënia e Afrim Binjakut, i cili u vra një vit më parë në sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit. Qeveria e Republikës së Kosovës gjatë një mbledhje elektronike që mbajti ditën e sotme, ka emërtuar rrugën rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”. Ndërkohë Arbenita, vajza e Afrim Bunjakut, efektivit të Policisë së Kosovës i cili u vra në krye të detyrës një vit më parë, më 24 shtator, gjatë një sulmi në Banjskë, ka folur e prekur në këtë përvjetor të humbjes së babait.

"Është e vështirë t’i imagjinosh ëndrrat e fëmijës kur i mungon krahu më i fortë që është babai e vështirë të vazhdohet jeta pa praninë e tij. Krenaria që kemi për babanë na bënë të vazhdojmë për para. Duke kujtuar që u bë hero për vendin tonë ku dashuria dhe përkushtimi për atdheun janë amanet për ne”, ka thënë Arbenita.

Mes emocionesh dhe lotësh, Arbentia është shprehur se askush nuk ia mbush asaj dhe familjes boshllëkun e humbjes së tij.

“Një vit pa ty babi, mungesë që asgjë nuk e mbush boshllëkun që ke lënë brenda nesh, ishte dhe do të mbetesh krenaria e familjes dhe shtetit tonë”, ka thënë ajo.

Një vit më parë, Kosova u trondit nga një sulm në drejtim të punonjësve të policisë, ku u vra efektivi Afrim Bunjaku, dhe mbetën të lënduar dy kolegë të tij. Ishte ora 02:34 e mëngjesit, kur një patrullë e policisë së Kosovës, vuri re se në hyrje të fshatit Banjskë, në urë, ishin vendosur si bllokadë dy kamionë pa targa, duke bllokuar në këtë mënyrë qarkullimin e mjeteve. Me mbërritjen në vendngjarje, efektivët e policisë së Kosovës u përballën me rezistencë, ku nga disa pozicione të ndryshme ndaj tyre u qëllua me armë dhe me granata dore, e për pasojë humbi jetën Bunjaku./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Kush dhe çfarë e mbron Radoiçiçin në Serbi?

1 vit nga sulmi në Banjskë, Gjermania kërkon arrestimin e
Milan Radoiçiç

BEOGRAD-Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në muaj. Për gati një vit, këto janë masat e vetme që kanë ndërmarrë autoritetet shtetërore të Serbisë kundër ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç, i cili publikisht ka pranuar përgjegjësinë për sulmin e armatosur kundër policisë së Kosovës në Banjskë. Autoritetet në Serbi refuzojnë ta ekstradojnë Radoiçiçin në Kosovë dhe thonë se ai do të gjykohet nga “gjykatat serbe”, ndërsa zyrtarët në Kosovë thonë se ato i kanë ofruar mbrojtje atij.

Radoiçiç paraqitet rregullisht në polici

Nga Gjykata e Lartë në Beograd, e cila i ka vendosur masat kundër Radoiçiçit, thonë për Radion Evropa e Lirë se ai i respekton ato dhe se paraqitet rregullisht në stacionin kompetent policor.

Masat, sipas gjykatës, zgjaten çdo tre muaj dhe hera e fundit kur janë zgjatur, ka qenë fillimi i korrikut.

Pavarësisht kësaj, vendbanimi i Radoiçiçit aktualisht në Serbi nuk është i qartë.

Policia nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë për këtë çështje, e ngjashëm as avokati i Radoiçiçit, Goran Petronijeviç.

Predrag Petroviç, nga Qendra joqeveritare e Beogradit për Politikë të Sigurisë (BCBP), e përshkruan Radoiçiqin si “të preferuarin” e Qeverisë së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Fakti që nuk kemi ende një rast serioz gjyqësor kundër Radoiçiçit në Serbi, tregon se ai është nën mbrojtjen e shtetit,”- thotë Petroviç për Radion Evropa e Lirë.

Me vendim të gjykatës në Beograd, Radoiçiçit i është ndaluar kthimi në Kosovë, ku, sipas fjalëve të tij, më 24 shtator të vitit 2023 ka organizuar një sulm të armatosur. Një polic i Kosovës është vrarë në këtë sulm, ndërsa në shkëmbimin e zjarrit që ka pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë. Në Kosovë, autoritetet kanë ngritur tashmë aktakuzë kundër Radoiçiçit dhe 44 personave të tjerë.

Ai akuzohet për terrorizëm dhe krime të rënda kundër rendit kushtetues të Kosovës. Në aktakuzë, ai përshkruhet si udhëheqës i “një grupi terrorist”, që ka tentuar ta aneksonte veriun e Kosovës - të banuar me shumicë serbe - dhe t’ia bashkonte atë Serbisë.

Seanca e parë dëgjimore është paralajmëruar për datën 25 shtator. Beogradi zyrtar e injoron këtë proces në Kosovë, ndërsa vetë nuk ka ngritur asnjë aktakuzë për Banjskën, edhe pse ka gati një vit që ka nisur hetime. Serbia, e cila nuk e njeh shtetin e Kosovës apo institucionet e saj, i cilëson edhe veprat penale ndryshe nga Prishtina zyrtare.

Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd i tha Radios Evropa e Lirë se hetimet janë në vazhdim e sipër.

Ajo tha se në bashkëpunim me organet e tjera shtetërore, po i vërteton të gjitha faktet dhe rrethanat “në lidhje me ngjarjen kritike në Banjskë”.

“Pas përfundimit të hetimeve, opinioni do të njoftohet për vendimin e prokurorit,”- thanë nga kjo zyrë. Radoiçiç, sipas tyre, ka statusin e të dyshuarit./REL

8 MUAJ ME PARE

1 vit nga sulmi në Banjskë, serbët provokojnë, ndezin qirinj në vendin ku u vranë terroristët

1 vit nga sulmi në Banjskë, Gjermania kërkon arrestimin e
Serbët në Banjskë

BANJSKË- Sot shënohet një vit nga masakra e Banjskës, ku një grup terroristësh serbë sulmuan policinë e Kosovës dhe qëlluan për vdekje rreshterin Afrim Bunjaku. Por, serbët vazhdojnë me provokimet e tyre dhe familjarët e personave që organizuan sulmin shkuan për të ndezur qirinj në vendin ku serbët terroristë humbën jetën për të nderuar ata.

KFOR dhe EULEX ndodhen në Banjskë dhe po patrullojnë të gjithë zonën që prej orëve të para të mëngjesit.

Po ashtu edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi familjen e të ndjerit dhe deklaroi se askush nuk mund të cënojë sigurinë dhe stabilitetin e vedit të tij. Kurti tha se shteti i Kosovës ka nën kontroll të gjithë territorin, dhe se numri i policëve është duke u rritur. Ai gjithashtu tha se një rrugë do të mbajë emrin e Afrim Bunjakut për nder të tij. /ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Sulmi në Banjskë, Gjermania e prerë: Asnjë justifikim për Serbinë, Radoiçiç duhet të jetë para drejtësisë

1 vit nga sulmi në Banjskë, Gjermania kërkon arrestimin e
Milan radoicic

KOSOVË- Ambasada Gjermane në Prishtinë kërkon arrestimin e Milan Radoiçiç, në 1-vjetorin e sulmin në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë efektivi i policisë Afrim Bunjaku. Në reagimin e saj, ambasada gjermane deklaron se mosndëshkimi i Radoiçiç për ngjarjen, krijon precedentë të rrezikshëm për sigurinë e rajonit të Ballkanit.

‘Një vit më parë, gjatë sulmit të tmerrshëm në Banjskë, polici i Kosovës Afrim Bunjaku humbi jetën. Sakrifica e tij nuk do të harrohet, por fakti mbetet: Milan Radoiçiç, autori i supozuar pas këtij krimi, pavarësisht se ka pranuar përgjegjësinë, është ende i lirë në Serbi.

Dështimi për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit, pavarësisht pranimeve të qarta të fajit, minon paqen në rajon dhe dërgon një mesazh të rrezikshëm. Drejtësia duhet të vendoset. Nuk ka më vonesa apo justifikime’, thuhet në reagim.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishte i pranishëm në familjen e efektivit Bunjaku, ndërsa tha se askush nuk do ta cënojë më territorin dhe sovranitetin e Kosovës.

Në orët e para të së dielës së 24 Shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga persona të maskuar, të veshur e armatosur rëndë.

Nga ky sulm terrorist, mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ndërkaq, vetëm pak ditë më parë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për sulmin terrorist të Banjskës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufi në një konferencë për media, i njoftoi se aktakuza është ngritur ndaj 45 të pandehurve të përfshirë në këtë rast.

8 MUAJ ME PARE

1 vit nga sulmi në Banjskë, Kurti: Kosova i del vetes për Zot, askush nuk e cënon dot sigurinë tonë

1 vit nga sulmi në Banjskë, Gjermania kërkon arrestimin e
albin kurti

KOSOVË- Është përkujtuar sot në Kosovë, rënia e Afrim Binjakut, i cili u vra një vit më parë në sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas një vizite që pati në familjen e të ndjerit, deklaroi se askush nuk mund të cënojë sigurinë dhe stabilitetin e vedit të tij. Kurti tha se shteti i Kosovës ka nën kontroll të gjithë territorin, dhe se numri i policëve është duke u rritur.

“Sot Kosova nuk ka burime të brendshme që e cenojnë sigurinë dhe stabilitetin dhe që nuk arrijmë t’i kontrollojmë apo menaxhojmë anëekënd Kosovës është shteti i Kosovës, i Republikës demokratike të pavarur. Numri i policëve e kadetëve të rinj po rritet. Morali i policisë e ushtrisë sonë kurrë nuk ka qenë më i lartë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i Kosovës vijoi më tej duke thënë se Serbia është përgjegjëse për sulmin terrorist, dhe për këtë duhet të japë llogari edhe para ndërkombëtarëve.

 “Ky flijim i rreshterit të policisë, heroit të Kosovës ia ka vlejtur për policinë, shtetin dhe gjenerata e ardhshme. Ata policë që ishin në betejë me të nuk lejuan që trupi i pajetë i heroit tonë të bjerë në duart e forcave armike që ishin të dirigjuara nga Serbia me paramilitarë që kishin armatim më shumë. Ikën me turp, i lanë të vrarët e të plagosurit e tyre dhe sot fshihen në Serbi se dinë që e kanë të humbur betejën me shtetin tone. Serbia është përgjegjëse dhe duhet të japë përgjegjësi dhe në këtë pikë kërkojmë mbështetjen e faktorëve ndërkombëtare”.

Kurti njoftoi gjithashtu se kujtimi i heroit Afrim Bunjaku do të jetësohet me rrugën që mban emrin e tij.

“Idealet e dëshmorëve për ne do t’i jetësojmë dhe po i jetësojmë. Kujtimin tonë për ta do ta përjetësojmë. Sot në Banjskë është vendosur tabela rruga Afrim Bunjaku. Kjo është rruga e të gjithëve ne. Lavdi Afrim Bunjakut dhe dëshmorëve të Kosovës!".

Poll

MOS HUMB