Bota

83-vjeçarja me Lamborghini merr pjesë në gara

Heiniger ka një kompani të shërbimeve të internetit në Zvicër, dhe që nga viti 2005 ajo ka qenë e rregullt në garat e Porsche Club në Cyrih.

f.t
83-vjeçarja me Lamborghini merr pjesë në gara
Sonya M. Heiniger

ITALI- Mosha si duket nuk mund të na ndalojë për të ndjekur pasionet tona. Një shembull për këtë është Sonya M. Heiniger, 83 vjeç. E moshuara vendosi të merrte pjesë në garat e makinave në Itali me një Lamborghini.

Heiniger ka një kompani të shërbimeve të internetit në Zvicër, dhe që nga viti 2005 ajo ka qenë e rregullt në garat e Porsche Club në Cyrih. Ajo është pronare e një Porsche 911 GT3 RS të gjelbër të ndezur dhe së fundmi ajo ka udhëtuar me të në dy qytetet e Italisë Imola dhe Monza, raportojnë mediat e huaja.

Së fundmi, një video e Lamborghini Gallardo Super Trofeo Stradale duke vozitur në Monza, e regjistruar në fillim të vitit 2022, u shpërnda në Reddit. Ndoshta shumica e modeleve të mbetura të Gallardo STS po “pushojnë” në garazhde, por jo ky, Heiniger vendosi të “shkelë” makinën deri në fund, duke testuar se deri ku mund të shkojë motori 5.2 litra V10./ZËRI

Poll

MOS HUMB