
Si kandidate e mundshme për postin e presidentes së Komisionit Evropian, në rast se Ursula von der Leyen nuk zgjidhet, është ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Analena Burbock, shkruan Politico. Sipas BILD, pas zgjedhjeve evropiane, qëndrimi që do të mbajë kancelari Olaf Soltz për këtë çështje do të jetë i një rëndësie të veçantë.
“Dhe po bëhet gjithnjë e më e qartë, pakënaqësia me Von der Leyen është e lartë mes shumë aktorëve të rëndësishëm të BE-së”, raporton gazeta dhe thekson se Presidenti francez Emmanuel Macron, në vend të një politikani tjetër nga fraksioni konservator, do të preferonte ish-kryeministrin e Italisë dhe ish-kreun e BQE-së, Mario Draghi.
Megjithatë, siç kujton gazeta, në marrëveshjen programore të SPD-së me të Gjelbërit dhe Liberalët (FDP) parashikohet që nëse kreu i Komisionit nuk është gjerman, atëherë komisioneri i ardhshëm gjerman do të emërohet nga të Gjelbërit.
“Ka shumë pak figura të profilit të lartë me përvojë, ndaj më vjen ndërmend emri i Analena Burbok. Ministrja e Jashtme thuhet gjithashtu se është në bisedime për një pozicion në Komisionin, edhe nëse ajo nuk bëhet presidente e tij”, vijon BILD./ZËRI