Bota

Adoleshentja e rrëmbyer nga Hamasi: Si mbijetova me qenushin tim

Mia, 17-vjeçarja izraelite e mbajtur peng nga militantët palestinezë, ka treguar se qeni i saj Bella nuk bënte zhurmë dhe ndaj nuk ishte shqetësim për luftëtarët e Hamasit.

D.XH
Adoleshentja e rrëmbyer nga Hamasi: Si mbijetova me qenushin tim
Adoleshentja dhe qeni

GAZA - Mia Leiberg është liruar pas gati dy muajsh, pasi mbahej peng në Gaza, gjatë armëpushimit 1-javor midis Izraelit dhe Hamasit, që përfundoi të premten e vitit të kaluar. "Kur ishim atje dhe mbaheshim peng, duhej t'i jepnim qenushes ushqimet tona të mbetura - po, e kam fjalën për Bellan", tha Mia 17-vjeçare, duke mbajtur qenin e vogël të bardhë në krahë. “Dhe ne duhej të siguroheshim që ushqimi të mos kalonte pa kontroll atje ku ishim. Unë duhet ta mbaja mirë qenin tim, që të mos ikte diku tjetër”, tha adoleshentja e liruar.

Mia dhe nëna e saj, Gabriela, po vizitonin të afërmit në Kibbutz Nir Yitzhak, kur u morën peng nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit, ngjarje që bëri që Izraeli të hyjë me ushtrinë e tij në enklavën e banuar me palestinezë. Nëna, vajza, tezja dhe qeni u liruan, me një shkëmbim me të burgosurish palestinezë, por xhaxhai i saj dhe partneri i tezes janë ende peng.

"Ishte e veshtirë. E mbaja atë (Bellan) me shumë kujdes. Qeni nuk ishte aspak mirë dhe mund të ngordhte, por ia dola që unë dhe qeni im të jemi gjallë, falë Zotit”, tha Mia nga shtëpia e saj në Jerusalem, në intervistën e dhënë për mediat lokale. Pengjet kanë treguar se çfarë kanë përjetuar gjatë kohës që nuk kishin lirinë. Disa kanë thënë se kanë qëndruar në hapësira "mbytëse", pa akses në ilaçe dhe se kishin pak ushqim. Fëmijët treguan se u urdhëruan të mos flisnin fare.

“Për fatin tim, Bella nuk është si qentë e tjerë të vegjël që njoh, është mjaft e qetë, përveç rasteve kur luan apo çmendet”, tha adoleshentja. "Nëse luftëtarët e Hamas do ta kishin konsideruar Bellan një bezdi për ta, sinqerisht besoj se nuk do të më lejonin ta mbaja", u shpreh 17-vjeçarja. Izraeli dhe Hamasi arritën një armëpushim 7-ditor, gjatë së cilit u kryen shkëmbime të të burgosurve dhe pengjeve. Pas këtij armëpushimi, lufta mes palëve ka rinisur./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB