MEKSIKË- Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka njoftuar se do të padisë një burrë që e ngacmoi seksualisht gjatë një dalje publike në Mexico City, gjatë një eventi publik në Zócalo, me 4 nëntor 2025. Burri u arrestua menjëherë nga autoritetet dhe, sipas raportimeve, ishte nën ndikimin e alkoolit.
Incidenti, i cili ndodhi në një vend publik, ka ndezur një debat të gjerë në lidhje me sigurinë dhe respektin për gratë në hapësirat publike.
View this post on Instagram
Sheinbaum shpjegoi se vendosi ta paraqiste padinë personalisht, jo vetëm për shkak të sulmit kundër saj, por edhe si një mesazh të qartë për të gjitha gratë meksikane. “Nëse nuk e raportoj krimin, çfarë do të bëhet me të gjitha gratë meksikane?” pyeti ajo.
Presidentja theksoi se asnjë grua nuk duhet ta konsiderojë ngacmimin normal , pavarësisht se kush është apo rrethanat. “Kjo nuk duhet të ndodhë; askush nuk mund të shkelë hapësirën tonë personale”, deklaroi ajo.
Sulmuesi është në paraburgim dhe përballet me akuza për ngacmim para autoriteteve përkatëse. Sipas burimeve zyrtare, burri mund të përballet me akuza të mëtejshme nëse hetimi përcakton përgjegjësi penale për aktin e kryer.