Bota

Fotoja që i kushtoi 5 vite burg modeles

 Pas postimit të fotove, vendasit e zemëruar – mbrojtës të ashpër të historisë mbretërore të vendit – thirrën Policinë.

k.m.
Fotoja që i kushtoi 5 vite burg modeles
Pim Apatsara

TAJLANDË- Një modele po përballet me pesë vite burg për shkak se ka bërë foto në një monument mbretëror në Tajlandë. Pim Apatsara, 22 vjeç, pozoi me veshje përpara statujës së Mbretit Rama I në provincën Buriram më 24 mars. Në foto, ajo ishte e veshur me një fund të shkurtër ngjyrë kafe me të brendshme me vija dhe një bluzë të kuqe. Pas postimit të fotove, vendasit e zemëruar – mbrojtës të ashpër të historisë mbretërore të vendit – thirrën Policinë.

Fotoja që i kushtoi 5 vite burg modeles
Pim Apatsara

“Menjëherë pas postimit të fotografive në llogarinë time në rrjetet sociale, mora kritika të ashpra nga njerëzit. Disa prej tyre kishin në shënjestër prindërit e mi, gjë që ishte e papranueshme, pasi nuk e dija që ajo që bëra nuk ishte krim. Nuk e kam menduar me kujdes atë që kam bërë. Kam kërkuar falje dhe i kam paralajmëruar të tjerët që të jenë të vetëdijshëm kur postojnë diçka që përfshin besimet dhe ndjenjat e njerëzve.”

Fotoja që i kushtoi 5 vite burg modeles
Pim Apatsara

Pim shpjegoi se ajo vishej normalisht kështu dhe ndjeu se donte të promovonte qytetin e saj me peizazhin e monumentit, ndaj edhe shkrepi fotot. Por përveç rrezikut të burgut, modelja përballet edhe me një gjobë prej 4000 dollarësh për ekspozim të pahijshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB