
FIRENCE- Italia ka sekuestruar pasuri me vlerë 41 milionë euro manjatit rus, Alexey Fedorychev.
68-vjeçari rus është përfshirë nga Forbes ndër biznesmenët më të pasur në Rusi dhe themelues i kompanisë së specializuar Fedcom në tregtinë e plehrave dhe lëndëve të para. Pas një akuze ndërkombëtare nga Ukraina për korrupsion, prokuroria e Firencës sekuestroi pasuritë e tij.
Pasuritë e sekuestruara përfshirë një kështjellë të shekullit të 12-të në Toskanë, Torre del Gallo dhe aksionet e kompanisë.
Biznesmeni, i cili është aktiv kryesisht në tregtimin e lëndëve të para, është gjithashtu pronar i porteve, sponsor i ekipeve sportive ish-pronar i ekipeve të futbollit Fc Dynamo Moscoë dhe Fc Rostov, tani sponsor i As Monaco Basket. Ukraina ngriti kërkesën për hetim në sektorin e kimikateve dhe plehrave.
Kievi e akuzoi për krime të kryera në Ukrainë, për korrupsionin e zyrtarëve publikë, mashtrimin ndaj një kompanie publike ukrainase aktive në tregtimin e produkteve bujqësore, në veçanti gruri, për një shumë prej mbi 60 milionë dollarësh. /ZËRI/