Bota

Alarm në Francë, vidhet çanta që përmbante planin e sigurisë për Lojërat Olimpike të Parisit

Çanta i përkiste një inxhinieri nga bashkia e Parisit.

k.m.
Alarm në Francë, vidhet çanta që përmbante planin e
Foto ilustruese

PARIS- Një çantë që kishte brenda saj një kompjuter dhe dy USB që mbanin planet e sigurisë së policisë për Lojërat Olimpike të Parisit është vjedhur nga një tren në stacionin Gare du Nord të kryeqytetit. Çanta i përkiste një inxhinieri nga bashkia e Parisit. Sipas "The Guardian", meqenëse treni i tij ishte vonuar, ai vendosi të ndërrojë kurs kur në fakt zbuloi se i kishin grabitur çantën.

Inxhinieri tha se kompjuteri i tij i punës dhe dy disqe USB përmbanin të dhëna të ndjeshme, veçanërisht planet e policisë bashkiake për sigurinë e Lojërave Olimpike verore të këtij viti. Kështu që për ngjarjen ka nisur një hetim. Po ashtu, edhe Bashkia e Parisit nuk ishte në gjendje të komentonte ngjarjen kur u kontaktua nga AFP.

Dy mijë policë bashkiakë dhe rreth 35,000 personel sigurie do të jenë në gatishmëri gjatë Lojërave, të cilat zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht 2024./ZËRI 

Poll

MOS HUMB